Sulmuesi Daniel Osvaldo vazhdon të mos gjejë një skuadër ku do ta kalojë një sezon të plotë. Italiani i natyralizuar, që para pak dite kaloi në Argjentinë te Boca Juniors, është afër largimit.
Mediat në Argjentinë shkruajnë se Osvaldo ka organizuar një ndejë në hotel, ku ka ftuar edhe tre bashkëlojtarë, e në të kanë ftuar edhe disa vajza.
Trajneri i Boca Juniors, Arubarene, ka zbuluar organizimin e kësaj ndeje, dhe ka kërkuar nga presidenti i skuadrës, marrjen e masave.
Arubarene, po kërkon që Daniel Osvaldo, të largohet nga skuadra, dhe të rikthehet në Angli të Southampton.
Osvaldo për probleme, është larguar nga Roma, Juventusi, Interi dhe Southamptoni, kjo e fundit, posedon kartonin e plotë të lojtarit, shkrun indeksonline.