“Ia paskan futë kot”, ja e vërteta mbi Bastien Tomën dhe ftesën nga Kosova

Ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se mesfushori i Genkut, Bastien Toma dhe mesfushori tjetër kosovar i FC Zurichut, Toni Domgjoni kanë refuzuar Kombëtaren e Kosovës në futboll për ndeshjet e muajit mars.

Megjithatë, në lidhje me Bastien Tomën lajmet i ka hedhur poshtë babai i tij, Pjetër Toma, i cili në një pronocim për Periskopin tha se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto.

“Ia paskan futë kot’’, tha Pjetër Toma për Periskopin.

Poashtu, Periskopi ka kontaktuar edhe me FFK-në, të cilët gjithashtu e mohojnë se Toma e ka refuzuar Kosovën, që madje as nuk e kuptonin nga ka ardhur ky informacion.

‘’Nuk ka pasë asnjë zhvillim, jemi në pritje të negociatave,’’ thanë nga FFK.

Ndryshe, Toma tashmë ka bërë 20 paraqitje me klubin belg te Genkut dhe ka shënuar vetëm një gol. Teksa, Domgjoni që nga viti 2018 ka 73 paraqitje me FC Zurichun dhe 3 gola të shënuara.