Ia anuluan golin dhe e ndëshkuan Zaniolon me të kuq, Mourinho shpërthen pas ndeshjes

José Mourinho është i mërzitur për barazimin e arritur përballë Genoas si dhe për golin e Zaniolos të anuluar në fund të takimit.

“Nuk dua të komentoj. Mund të komentoj ndeshjen, por jo golin dhe kartonin e kuq të Zaniolos. Nëse këto janë indikacionet që kanë marrë gjyqtarët dhe ai është faull, atëherë duhet të ndryshojmë emrin  e këtij sporti, nuk mund të quhet më futboll”.

“Nëse arbitri ka gabuar dhe duhet ta jepte gol, atëherë ai është i pari që duhet të jetë i pakënaqur dhe për ne të Romës kjo është një situatë e përjetuar më parë. Gjatë këtij sezoni na kanë ndodhur shumë raste të tilla”.

“Nesër është një ditë e re. Roma është shumë e vogël në sytë e pushtetit”, ka thënë trajneri portugez.

Distria Krasniqi humb në finale, por fiton medaljen e argjendtë

Dallku shpërthen ndaj Dardan Çakës: Më mirë ta vesh fanellën e kuqe të kundërshtarëve dhe jemi në rregull