I tërbuar pas ndërhyrjeve nga polakët, shihni reagimin e Rejas në pankinë (VIDEO)

Faullet e njëpasnjëshme të futbollistëve polakë, sidomos ata të sulmuesit Adam Buksa, kanë tërbuar trajnerin e përfaqësueses Reja.

Gjatë gjithë pjesës së parë, ai është ankuar pranë gjyqtarit të katërt duke kërkuar ndëshkimin e futbollistëve kundërshtarë të cilët goditnin futbollistët kuqezinj pa u ndëshkuar.

Pas faullit kundër Kumbullës, që soli më në fund kartonin e verdhë, protesta e Rejës ka zgjatur aq sa gjyqtari i katërt ka shkuar ta qetësojë në pankinë./PS/

Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Çekia U21

Shqipëria në disavantazh, ndërpritet ndeshja pas hedhjes të gjësendeve