Iu shmangen barazhit, ky është transferimi i parë bombastik i Gjilanit

Gjilani ka arritur t’i shmanget barazhit në xhiron e fundit të sezonit 2023/24 në Albi Mall Superligë.

Skuadra bardhekuqe për sezonin e ri pritet të ketë një fytyrë krejtësisht tjetër, pasi po planifikohet të luftojnë për pozitat e para dhe daljen në Evropë.

Trajneri Gentian Mezani është larguar pas ndeshjes së sotme dhe drejtimin e skuadrës pritet ta marrë Ardian Nuhiu.

Ndërkohë Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Gjilani tanimë ka kryer edhe transferimin e parë.

‘Skifterat’ kanë bërë goditje të madhe, duke siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Prishtinës, Lorik Boshnjakut.

Palët kanë arritur marrëveshje mes vete dhe Boshnjaku pritet të jetë transferimi i parë i Gjilanit nën epokën e trajnerit Ardian Nuhiu.

Kujtojmë që Boshnjaku dy vitet e fundit i ka kaluar në Superiorën e Shqipërisë te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës. /Gazeta Olle/

Shpëtim Duro pritet të marr drejtimin e Suharekës

Vjen largimi i parë nga Llapi: Ishte kënaqësi dhe privilegj që të mbroja ngjyrat bardh e kaltër