I ‘sëmurë’ për atlete

Mbrojtësi i Tottenhamit, Kyle Walker, po e çmend të fejuarën e tij me pasionin që ka për koleksionimin e atleteve.

Futbollisti 24-vjeçar, që ka një pagë të majme, nuk blen gjëra luksoze, por atlete.

Ai në shtëpinë e tij ka dhomën e veçantë në të cilën i mbanë hiç më pak se 150 atlete.

Walker i ka të gjitha llojet dhe ngjyrat e atleteve në koleksionin e tij dhe insiston se këtë “sëmundje” e ka trashëguar nga e ëma e tij, transmeton koha.net.

Krahas koleksionimit të atleteve, Walker është shumë i dhënë edhe në mirëmbajtjen e tyre.