I rikthyeri i Hajvalisë veçon pikën e fortë të 89-shit

Një lajm i mirë për Hajvalinë. Nga ndeshja e ardhshme i rikthehet mbrojtësi Erdin Hashani, i cili mungoi në dy ndeshjet e para shkaku i dënimit prej tri ndeshjeve nga stinori vjeshtor.

“Është e vështirë ta shohësh ekipën nga tribunat, e sidomos kur e dinë që nuk ke luajtur dy ndeshje. Dy ndeshje më janë dukur sad y muaj. Në anën tjetër jam shumë i uritur për të luajtur dhe shumë i karikuar, më ka marrë malli për të luajtur”, thotë Hashani për Gazetën Olle.

Hajvalia të dielën pret Trepçën ’89, në kryendeshjen e javës 19 të Raiffeisen Superligës. Ai veçon pikën e fortë të skuadrës mitrovicase.

“Normal, një ekip që është për titull në çdo ndeshje hynë për fitore, dhe duhet të jetë i gatshëm në çdo ndeshje për të dhënë maksimumin, kështu që ne nuk kemi tjetër alternativë veç fitores. Trepça ’89 është një ekip kompakt, nuk e kemi të lehtë, por secili nga ne nëse e jep maksimumin nga vetja, fitorja nuk do të vihet në diskutim. Mund ta veçoj që pika më e fortë e Trepçës ’89 është Emin Baliqi, pak lojtar ka si ai në ligën e Kosovës, sepse i njoh mirë aftësitë e tij, pasi e kam pasur bashkëlojtarë, është një lojtar që shpesh i zgjedh vetë situatat”, deklaroi mbrojtësi i spikatur, i cili ka luajtur në shumë skuadra të Superligës. (Gazeta Olle)

erdini me leartin