I rikthyeri Art Smakaj flet për ndeshjen me Rumaninë – kërkon tri pikët në Bukuresht

Art Smakaj ka shprehu kënaqësinë pasi u përfshi sërish me ekipin A të Kosovës, pjesë e të cilit ishte edhe në ndeshjen me Norvegjinë.

Smakaj që luan në mesfushë dhe mbrojtje, po zhvillon sezon të mirë te Lokomotiva Zagreb ku ka shënuar një gola dhe ka dhënë dy asistime në elitën e futbollit kroat në 12 ndeshje.

“Ndjenjë shumë e bukur të jesh me Kombëtaren. E kryem stërvitjen e parë dhe kemi punuar mirë. Na presin dy ndeshje të rëndësishme dhe jemi të gatshëm”.

“Duhet të shkojmë në Rumani të luajmë lojën tonë, të tregojmë veten, dhe të kthehemi me tri pikë”.

“I presim sa më shumë tifozët dardanë në këto dy ndeshje dhe ne do të provojmë të japim maksimumin për t’i kënaqur me performancë”, ka thënë Smakaj.

Dardanët luajnë kundër Rumanisë më 15 nëntor në Bukuresht, ndërsa ndeshjen e dytë kundër Lituanisë më 18 nëntor në Prishtinë.

“Ëndërr e bërë realitet” – Baton Zabërgja flet për ftesën nga Kombëtarja

‘Dora e Ismetit’ – Munishi synon Evropën me Dukagjinin