I penduari

Angel Di Maria ka pranuar se gaboi që iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit të kaluar.

Ylli argjentinas erdhi në Old Trafford nga Real Madrid në transferim me vlerë rekorde në futbollin britanik, plot 75 milionë euro.

Mirëpo, gazetari spanjoll “Manuel Esteban ka bërë të ditur se ish ylli i Real Madridit është i pakënaqur në Old Trafford.

 “Di Maria u ka pranuar disave në Real Madrid se është penduar që u transferua në Manchester United”, deklaroi Esteban për emisionin televiziv spanjoll “La Goleada”.