I ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët, ky është vendimi i FFK-së për kryetarin e Lirisë

Komisioni i Disiplinor ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave, për Superligën e Kosovës dhe grupet A dhe B të Ligës së Parë.

Duke i’u referuar fakteve dhe dëshmive, disiplina ka vendosur t’i tërhek vërejten e fundit skuadrës së Lirisë për lëshim të organizimit dhe kryetarit të tyre, Qemajl Krasniqit, për ofendimi dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve.

Vendimi nga disiplina:

KF ”Liria”; Lëshim në organizimin e ndeshjes, pas akordimit të penalltisë në minutën e 65, persona të pa autorizuar hynë në fushën e lojës dhe kërcënojnë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes së Ligës e Parë Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore: VËREJTJE E FUNDIT.

Kryetarit të KF ”Liria”, Qemajl Krasniqi; Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, ofendon dhe kërcënon treshen e gjyqtarëve. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes së Ligës e Parë Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore : VËREJTJE E FUNDIT.

/Gazeta Olle/