I motivon Ramos me fjalë të huaja

Pas humbjes në ndeshjen e parë në Torino nga Juventusi, dhe pas barazimit kundër Valencias në La Liga, Sergio Ramos me anë rrjetit social Twitter ka motivuar tifozët e “Los Blancos” para takimit të dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli përmes një citati të legjendës së klubit Alferdo Di Stefano, ka kërkuar që lojtarët të jenë të bashkuar për sfidën e rëndësishme ndaj Juves.

“Di Stefano ka thënë ‘Asnjë lojtar nuk është më i fortë se i gjithë grupi së bashku’. Ju jeni lojtari numër 12”, duke iu referuar tifozëve që pritet të mbushin stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.

Kjo është një ndeshje e madhe dhe shumë e rëndësishme për ekipin spanjoll që është në kërkim të përsëritjes së suksesit të vitit të kaluar.