I mjaftuan vetëm 7 minuta në fushë, Asllani po vazhdon formëm e mirë me Austrinë e Vjenës

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Fisnik Asllani, ishte protagonist mbrëmjen e djeshme me fanellën e Austrisë së Vienës, teksa gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e kampionatit ndaj Altaç që përfundoi me shifrat 2-2. 

21-vjeçari u hodh në fushën e lojës në minutën e 78-të, ndërkohë që në minutën e 85-të, realizoi një gol mjaft të bukur me kokë, pas asistit të Lukas Galvao, duke i siguruar 1 pikë të rëndësishme Austrisë së Vienës. 

Vlen të theksohet fakti se Asllani është në pronësi të gjermanëve të Hofenheimit të aktivizohet si i huazuar te Austria e Vjenës, ku në 13 ndeshje ka shënuar 4 gola.  

Besnik Hasi mohon spekulimet se është në bisedime me skuadrën e njohur belge

Bardhi befason me deklaratë: Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi