I mjaftojnë vetëm 52 sekonda, Albion Rrahmani shënon gol

Rapid Bukureshti është duke fituar 2-0 ndaj UTA Arad në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Rumanisë.

Pas vetëm një minute lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Albion Rrahmanit, që është për të i dhjeti këtë sezon.

Për 2-0 u përkujdes Robert Badescu, që realizoi në minutën e 13-të.

Në këtë ndeshje është duke u paraqitur edhe Ermal Krasniqi, që është bashkëlojtar i Rrahmanit.

Jo vetëm Arsenali, edhe dy gjigantët tjerë anglez në garë për Diant Ramajn

Chelsea fiton me vështirësi dhe kalon në çerekfinale të Kupës FA