“I kam paguar mirë gazetarët”

Është një Danilo i buzëqeshur ai që i kthen përgjigje pyetjes në lidhje me zërat për të ardhmen e tij. Futbollisti brazilian i Portos, në një intervistë për të përditshmen portugeze “A Bola”, ka ironizuar me lajmet për një interesim të Barcelonës.

“Interesi i Barcelonës? I kam thënë miqve të mi se i kam paguar mirë gazetarët. Për më tepër kush luan te Porto është përherë në vëmëndje, por unë mendoj për skuadrën time pa u shqetësuar”, ka thënë Danilo.

Më pas braziliani e mbyll me një tjetër batutë: “Kam futbollistë më të bukur se unë për kopertinë”