I jashtëzakonshmi Modric, asnjë pasim të gabuar në derbi ndaj Atleticos

Luka Modric në fillim të këtij muaji mbushi 40 vjeç dhe në fushë me fanellën e Realit luan sikur të jetë 20 vjeçar.

Në derbin e mbrëmshëm kundër Atleticos që përfundoi baras 1-1, veterani kroat pati një shans për të luajtur që në minutën e parë dhe është një nënvlerësim të thuhet se ai e përdori atë në mënyrën e duhur.

Në 85 minuta lojë ai pati 72 prekje me top dhe të 58 pasimet në lojë ishin të sakta, që është një rekord për këtë sezon.

Domethënë, në këtë mënyrë, Modric u bë lojtari i vetëm në top ligat evropiane këtë sezon që kishte një përqindje pasuese 100 për qind, dhe që tentoi të pasonte topin më shumë se 40 herë.

Por kjo nuk është e gjitha. Me 58 pasime të suksesshme nga po aq tentime, Modric vendosi një rekord personal dhe një rekord klubi.

Domethënë, Modric nuk ka pasur asnjëherë 58 pasime të suksesshme nga po aq tentime në 367 ndeshje të luajtura në La Liga, si dhe ka vendosur rekord për lojtar të Realit në derbi kundër Atleticos.

Edhe pse është kryesisht një frazë e zakonshme, thënia “mosha është vetëm një numër” me të vërtetë vlen për Modric.

Jose Mourinho vazhdon të bëjë gjëra të çmendura, tani vendos laptopin para kamerës për t’i treguar të gjithëve se goli ishte i rregullt

“Kampionati Evropian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë” – Duka flet edhe njëherë për organizmin me Serbinë