I ikuri nëpërmjet Hungarisë, po testohet në Gjermani

Muaj më parë e mori një vendim jo edhe aq të lehtë. Vendosi që të kalonte shumë rreziqe duke e kërkuar Evropën Perëndimore, nëpërmjet malave të Hungarisë, për një jetë më të mirë.

Qëllimit ia arriti dhe u vendos në Gjermani. Fjala është për mesfushorin Bujar Xhakalia, i cili në Kosovë është aktivizuar për skuadrën e KEK-ut, ekip i cili bënë gara në Ligën e Parë.

Bujari njofton se është stabilizuar në Gjermani, madje ka nisur provat në një skuadër. “Jam duke u testuar në TFC Wuppertal. Të shohim se si do të shkojnë gjërat. Mund të them se në Gjermani jam duke kaluar shumë mirë”, deklaroi Bujar Xhakalia për Gazetën ‘Olle’. Të kujtojmë se Xhakalia në stinorin e fundit mahniti me paraqitet e tij në fanellën e KEK-ut.