I goditi me shuplaka volejbollistet, përjashtohet përjetë trajneri shqiptar (Video)

Shuplaka ndaj lojtares së Korça Volley i ka kushtuar liçencën trajnerit të volejbollit, Romeo Xega. Ky i fundit në ndeshjen Korça Volley U18 ndaj Dinamos U18, dhunoi fizikisht lojtaren e tij Rovena Goga të cilën e goditi me shuplakë.

Bazuar në këtë ngjarje, Federata Shqiptare e Volejbollit njoftoi se do t’i heqë liçencën trajnerit duke e përjashtuar përgjithmonë nga e drejta për të ushtruar profesionin e tij. Sipas Komitetit Ekzekutiv të Federatës, Romeo Xega ka qenë edhe herë të tjera subjekt i Disiplinës dhe në këtë formë e përjashton përgjithmonë me arsyen se dëmton imazhin e volejbollit shqiptar.

Blend Baftiu më i miri i xhiros së 32-të në Albi Mall Superligë

FFK licencohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit