I gjithë Reali nëpër Kombëtare

Real Madridi do të jetë në një rrezik mjaft të madh, pasi plotë 18 lojtarë luajnë për Kombëtaret e tyre përkatëse, të cilët mund të rrezikohen nga lëndimet e ndryshme.

Gjatë këtyre dy javëve do të luhen ndeshjet e Kombëtareve të cilat janë të vlefshme për Euro 2016.

Dhe, plotë 18 lojtarë të skuadrës së Realit do të jenë në detyrë me Kombëtaret e tyre përkatëse.

Një gjë e tillë paraqet rrezik për skuadrën e Los Blancos, pasi lojtarët mund të pësojnë ndonjë lëndim serioz.

Një gjë e tillë ka ndodhur muaj më parë, kur Modric u lëndua në detyrë me Kombëtaren e Kroacisë dhe kështu mungoi për disa muaj me radhë.