Të dielën do të zhvillohet xhiro e fundit në dy grupet e Ligës së Parë.
Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në sfidën A&N dhe Feronikeli që do të zhvillohet në Prizren.
Skuadra prizrenase i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta mbështesin, pasi në rast të fitores së A&N, atëherë Liria mund të futet direkt në Superligë nëse e mposht Rilindjen në udhëtim.
Klubi prizrenas synon që ta ketë përkahjen e madhe në një sfidë vendimtare ku do të përdoret edhe sistemi VAR.
Njoftimi i plotë nga A&N:
𝗘𝗸𝗶𝗽𝗶 𝗽𝗼 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗮𝗱𝗶𝘁𝗷𝗲𝘁 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗙𝗘𝗥𝗢𝗡𝗜𝗞𝗘𝗟’𝟳𝟰
Skuadra po kryen stërvitjet e fundit për ballafaqimin e së dielës ndaj KF Feronikeli’74 e cila me vendim të FFK-së zhvillohet në stadiumin “PËRPARIM THAQI” në Prizren nën asistencën e VAR.
Atmosferë fantastike po mbizotëron në skuadër ku presim përkrahjen e gjithë qytetit të Prizrenit të bashkuar përgjithmonë mund të ja dalim , tash erdhi koha ….
Forca A&N
Forca PRIZRENI
/Gazeta Olle/