I gjithë klubi i gëzuar, Gjilani vjen me një mesazh pas realizimit nga Blerim Krasniqi

Blerim Krasniqi ka shënuar golin e parë për Gjilanin në BKT Superligën e Kosovës.

Sulmuesi shqiptar ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira, por që i mungonte goli.

E në ndeshjen ndaj Feronikelit, Krasniqi realizoi një gol të bukur me kokë pas asistimit nga Armend Halili.

Zhbllokimi i tij ka gëzuar gjithë klubin, pasi bëhet fjalë për një sulmues shumë të mirë i cili pritet të bëj shumë gola.

Faqja zyrtare e Gjilanit ka publikuar golin e Krasniqit dhe i ka uruar të gjithëve një vikend të bukur.

“Mirëmëngjesi. Ju dëshirojmë vikend të bukur me golin e fitores nga Blerim Krasniqi”, ka shkruar faqja e Gjilanit. /Gazeta Olle/

Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të El Clasicos

Ballkani mposhtë Prishtinën, Drenica lehtë ndaj Dukagjinit