I futi në Superligë me lojë dhe rezultate të shkëlqyera, Ferizaj vazhdon me Arsim Abazin

Ferizaj është padyshim një nga klubet më të organizuara në futbollin kosovar.

Bardhekaltërtit janë rikthyer në Superligë falë edhe trajnerit Arsim Abazi që bëri lunë të shkëlqyer.

Rezultatet e mira dhe loja e bukur për sy nën drejtimin e Abazit, bëri që klubi t’i besoj atij edhe në Superligë duke ia vazhduar kontratën.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦 𝐀𝐛𝐚𝐳𝐢 𝐬𝐡𝐭𝐫ë𝐧𝐠𝐨𝐣𝐧ë 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐭 𝐩ë𝐫 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐥𝐢𝐠ë𝐧 🤝

FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se Arsim Abazi do të jetë trajner i skuadrës edhe për edicionin 2024/25.

Trajneri Abazi që me shumë sukses arriti që të na inkuadroj në Superligë, ku për 18 ndeshje, shënuam 16 fitore, është shprehur optimist se suksesin do ta bartë edhe në Superligë.

FC Ferizaj, trajnerit Abazi dhe stafit të tij, do t’i ofrojë lojtarët më të mirë në treg, për një skuadër me mentalitet fitues dhe suksese në Superligë.

Na priftë e mbara.

Portieri i Kosovës lëndohet në stërvitje para përballjes me Norvegjinë

Behar Maliqi njofton pensionimin nga futbolli