I duhet kohë

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, thotë se duhet durim për ta lejuar Cuadradon që të adaptohet në klubin londinez.

Kolumbiani është transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit për plot 33 milionë euro.

Me gjithë katër paraqitjet e tij për Chelsean, ai akoma nuk duket se ka dhënë më të mirën e tij dhe për këtë, Mou kërkon kohë.

“Ai po adaptohet. Ai duhet të adaptohet në gjithçka”, deklaroi Mourinho.

“Shpejtësia e lojës është komplet ndryshe nga Italia. Këtu ka intensitet shumë më të lartë, është ndryshe që të luash me intensitetin me të cilin luajmë ne, sidomos për 90 minuta”, theksoi portugezi.

“Në Fiorentinë ai ka luajtur në pozita të gjëra, si anësor. Këtu duhet të luajë në hapësira me të cilat nuk është adaptuar. Me të vërtetë besoj se nuk po shohim lojtarin që e njohim sepse djaloshi duhet të përshtatet”, tha mes tjerash Mou.