I çmendur si çdo herë: Ibra shkon në stërvitje me helikopter

Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me çmendurit e tij.

Sulmuesi ‘kuqezi’ e ka inçizuar veten duke ateruar në qendrën stërvitore të rosonerëve, shkruan Gazeta OLLE.

Sulmuesi suedez befasoi bashkëlojtarët e tij dhe anëtarët e stafit kur ai arriti me helikopter në stërvitje.

Ai ishte në Monaco, kështu që nga Principata shkoi drejt e në Milano për stërvitje.

“Presidenti po vjen”, shkroi Ibrahimovic në “Instagram”.