I buzëqeshur nga shtrati i spitalit, Haller nuk i dorëzohet kancerit

Sebastien Haller nuk i dorëzohet sëmundjes që u shfaq papritur dhe me mënyrën e tij të zakonshme të të funksionuarit rikthehet të komunikojë me tifozët e tij në rrjetet sociale, dy ditë pas diagnostikimit të një tumori testikular që tronditi Borussia Dortmundin dhe gjithë botën e futbollit.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili mbërriti nga Ajax në fillim të korrikut për të zëvendësuar Erling Haaland, postoi një foto ku shfaqet i buzëqeshur nga shtrati i spitalit:

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju bëja të ditur se hapi i parë ka përfunduar! Do të doja të falënderoja Borussia Dortmundin dhe ekipi mjekësor që kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua. Një falënderim i përzemërt gjithashtu për të gjithë stafin infermieror në spital për mbështetjen dhe vullnetin e mirë”.

Sipas Bild, në ditët në vijim pasqyra klinike do të jetë më e qartë dhe mund të përcaktohen hapat e ardhshëm dhe kohët e rikuperimit.

Trepça ’89 e rikthyer në Superligë, katër ndeshjet e para i zhvillon ndaj skuadrave që përfaqësuan Kosovën në Evropë

E kryer, Aro Muric po e kompleton transferimin në klubin e ri