I bashkon xhamia (FOTO)

Skuadrat kosovare shpesh herë kanë rivalitet të madh mes vete, por kur bëhet fjalë për fe ato bashkohen.

Dy rivalët e qytetit të Gjilanit, Drita dhe Gjilani si dhe skuadra tjetër kosovare ajo e Llapit, kanë shfrytëzuar ditën e premte, për të shkuar në xhami të Durrësit, për ta falur namazin e xhumasë, transmeton ‘Telegrafi’.

Pas faljes së xhumasë, ka qenë mbrojtësi i Dritës, Përparim Osmani i cili ka futur foto në profilin e tij në ‘Facebook’, ku morën shumë komente të mira nga adhuruesit e futbollit për gjestin e bërë.

Kujtojmë që tash e disa ditë skuadrat kosovare kanë zgjedhur kryesisht Shqipërinë për ta kryer fazën përgatitore para fillimit të edicionit vjeshtor.

xHAM