Milan dhe Inter nuk kanë pasur asnjëherë thuajse një marrëdhënie të mirë brenda fushave për shkak të rivalitetit të tyre. Por jashtë fushave, atmosfera është shumë ndryshe.
Futbollistët e të dyja ekipeve kanë kaluar disa orë së bashku për inagurimin e stacionit te metrosë. Bonaventura dhe Van Ginkel të Milan dhe Ranokia me Juan Jesus të Inter, për disa çaste janë parë së bashku duke bërë sete fotografish në tren.