I bashkon Shqipëria

Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në Zvicër e Gjermani kanë udhëtuar së bashku për në vendlindje.

Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale nga mesfushori i Paderbornit, Alban Meha, shihen të gjithë lojtarët kuqezi që luajnë në Zvicër e Gjermani së bashku drejt udhëtimit në Shqipëri.

Shkëlzen Gashi, Valdet Rama, Arlind Ajeti, Amir Abrashi, Meha, Armando Sadiku, Taulant Xhaka, Naser Aliji e Burim Kukeli u bënë bashkë në udhëtim, shkruna gazetaekspress.