Mario Balotelli konsiderohet si një investim i dështuar te Liverpuli. Megjithatë, sulmuesi italian ka një njeri që i qëndron afër dhe e vlerëson.
Ajo është modelja belge Fani Neguesha, ish e dashura e futbollistit të Kombëtares italiane, e cila është fotografuar në rrugët e Milanos bashkë me futbollistin.
Të dy më pas janë futur në një qendër tregtare, ku sipas mediave angleze nuk i kanë kursyer shpenzimet dhe kanë bërë plot blerje. Ndoshta do të ribashkohen pas këtij takimi.