Hyseni: Vetëm fitore ndaj Besës

Sulmuesi i Trepçës ’89, Berat Hyseni, pret vetëm fitore në ndeshjen që sot ‘minatorët’ e zhvillojnë kundër skuadrës së Besës në “Riza Lushta”.

“Edhe pse kemi mbetur paksa prapa skuadrave tjera në krye të tabelës, ne sot do të luajmë vetëm për fitore ndaj Besës. A premtoj gol? Do të bëjë gjithçka që të shënojë, mbetet të shihet”, deklaroi Hyseni për Gazetaolle.com.

Trepça ’89-Besa zhvillohet me fillim prej 15:00 dhe drejtohet nga gjyqtari gjakovar, Kreshnik Vula.