Hyseni: Mendoj se nuk kishim fat në këtë ndeshje pasi lojtarët janë angazhuar maksimalisht

Malisheva dhe Gjilani janë përballur në ndeshjen e xhiros së tetë kampionale.

Ndeshja ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, në mungesë të trajnerit Ismet Munishi, ndihmës-trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, është prononcuar për media.

“Sa i përket ndeshjes, kemi ardhur të fitojmë këtë takim. Kishim rastet në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë ishte lojë e hapur. Mendoj se nuk kishim fat në këtë ndeshje pasi lojtarët janë angazhuar maksimalisht. Ne krijuam raste, por nuk arritëm të shënonim”, ka thënë ai.

Me këtë fitore, Gjilani mbetet në kuotën e 13 pikëve, derisa Malisheva ka një më pak.

/Gazeta Olle/ 

Thaqi thotë se Malisheva e meritoi fitoren në pjesën e dytë, ka ankesa edhe ndaj gjyqtarit

Chelsea shënon fitore ndaj Southamptonit me dy gola në fund të ndeshjes