Hyseni: Me Tovërlanin, deri në fund për titull!

Sulmuesi i Trepçës ’89, Berat Hyseni, duket shumë i lumtur me ardhjen e Afrim Tovërlanit në skuadrën minatore, duke shpresuar tani edhe më shumë në titullin kampion.

“Nuk jam unë ai që duhet të them nëse kryesia bëri mirë që e largoi Fahredin Durakun për ta sjellë Afrim Tovërlanin. E tëra që mund të them është se Afrimi është një trajner i madh dhe fitues, andaj ne besojmë edhe më shumë në titullin kampion”, deklaroi Hyseni për Gazetaolle.com.

Tovërlani do të debutojë me 89-shin në ndeshjen ndaj Vëllaznimit. /Gazeta Olle