Hyseni: Ja pse nuk u futa në lojë kundër Feronikelit

Sulmuesi i Trepçës ’89, Berat Hyseni ishte lënë në bankë për ndeshjen me Feronikelin. Ai thotë se kjo ishte zgjedhja e trajneri për çka e respekton këtë.  “Isha rezervë pasi strategjija e Afrim Tovërlanit ka qenë e tillë dhe une e kam respektuar.  Ai është njeriu kompetent se kënd e fut në lojë e kë jo. E imja është që të jem në ndeshje e ai vendos dhe merr përgjegjësi se kush luan e kush jo”, pohoi Hyseni për Gazetaolle.com.

Tovërlani e ftoi Hysenin në minutën e 60-të që ta fusë në lojë, por e anuloi këtë zëvëndësim. Hyseni tregon shkaqet. “Kur më ftoi afër unë mendova që do të futem në lojë, por ai më tha se nuk qenke për lojë dhe më tha që të mos përgatitem më, pasi isha duke e bërë nxehjen. Nuk e di arsyen, ai e di më mirë këtë”,  deklaroi Hyseni.

Trepça ’89 pësoi humbje nga Feronikeli me rezultat 3:1.