Hyseni dhe Bardhi nderohen nga Ferizaj

 

Kjo fundjavë kaloi me festë në Ferizaj dhe momente gëzimi e krenarie në qytetin bardhekaltër. Padyshim se në kujtesën e ujqërve do të mbeten dy lojtarë që u përshëndetën nga futbolli aktiv.

Ergon Hyseni, kundër KF Vushtrrisë e zhvilloi ndeshjen e tij të fundit. Në këtë mënyrë duke i dhënë fund një karriere të pasur dhe me shumë suksese.

“Mbreti i ajrit”, siç njihet në komunitetin sportiv, një jetë të tërë sportive ia kushtoi pothujse FC Ferizajt, duke filluar nga kategoritë e reja të Shkollës së Futbollit “FC Ferizaj”, e duke e përfunduar në një momentum të rëndësishëm, rikthimin në Superligë.

Edhe mbrojtësi tjetër, Behar Bardhi këtë fundjavë u përshëndet nga futbolli aktiv, mes duartrokitjeve frenetike të tifozërisë tonë.

Bardhi, një lojtar e mbi të gjitha individ me vlera të larta njerëzore, për shumë vite ka kontribuar për klubin tonë, duke qenë shtyllë e fortë e mbrojtjes.

Ai asnjëherë nuk është larguar nga dëshira për ta ngritur FC Ferizajn në nivele të larta, duke dhënë më të mirën nga vetja për suksesin e klubit.

 

Çfarë gabimi nga Martinez, Liverpool kalon në epërsi (Video)

Dajaku: Propozimi i FSHF-së është shumë korrekt, Europiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë është i pranueshëm