Hyseni debuton në Danimarkë

Top golashënusi i Superligës së Kosovës sezonin e kaluar, Muhamet Hyseni ka debutuar në ligën e dytë të Danimarkës.

Mirëpo, ky debutim i ka lënë atij një shije të hidhur, pasi pësoi humbje qysh në ndeshjen e parë, edhe atë si vendas.

Ishte Fredericia që e mposhti Horsensin në shtëpinë e tij me shifrat 3-1, ndonëse këta të fundit dilnin në eprësi të parët.

Muhamet Hyseni u paraqit në ndeshje që nga minuta e 61-të e takimit.

23-vjeçari u vlerësua me notën prej 6.7 nga “FlashScore”.

Hyseni u transferua në Danimarkë nga Llapi për shumën e 650 mijë eurove.

Kosova gati për FIBA U-18 Kampionatin Evropian, Divizioni C

Zyba asiston qysh në ndeshjen e tij të parë