Hysaj nuk rinovon kontratën, largimi çdo herë e më afër

Elseid Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin dhe mundësia e largimit tashmë bëhet edhe më e madhe.

“Corriere del Mezzogiorno” shkruan se drejtuesit e klubit italian po planifikojnë të zgjasin kontratën me 5 futbollistë: Luperto, Gaetano, Milik, Zielinski dhe Alan.

Nga ana tjetër, Napoli është në mëdyshje për t’i besuar sërish dy titullarëve të tyre Dris Mertens dhe Jose Callejon.

Kontrata e futbollistit të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj skadon në vitin 2021 dhe prej gati 1 viti është përfolur se ai nuk do të jetë më pjesë e “të kaltërve”.

Me nisjen e sezonit të ri, Hysaj u shpërfill totalisht nga Ancelotti, ndërsa pasardhësi i tij Gattuso e aktivizoi në pjesën e dytë të ndeshjes me Sassuolon në kampionat duke arritur të fitojë me përmbysje.

Përflitet se Hysaj do të kalojë te Roma, megjithatë e ardhmja e tij duket se është larg Napolit.