Elseid Hysaj ka folur pas ndeshjes ku pësuan humbje nga Polonia me rezultat 1-0.
Ai ka thënë se Shqipëria ka bërë ndeshjen më të mirë deri tani, ndërsa vetëm një rast i ndëshkoi.
“Ishte një rast ai që në ndëshkoi, nuk e meritonim të pësonin gol në atë moment pasi ishim duke luajtur më mirë në atë moment”.
“Swederski ishte i freskët dhe i dha një më shumë ritëm lojës së Polonisë. Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë në këto eliminatore dhe më vjen keq që u mposhtëm pasi luftuam fort dhe luajtëm vërtet mirë. Kam besim që kjo kombëtare do të vazhdojë të rritet”.
“Te momenti i golit ose e kap ose nuk e kap atë top dhe nuk e arrita dot”, tha Hysaj ndër të tjera.