Hysaj flet pas ndeshjes: Edhe barazimi nuk është keq

Shqipëria barazoi 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B ndaj Kroacisë teksa pas ndeshjes foli Elseid Hysaj. Mbrojtësi, u shpreh se pas kritikave të shumta pas ndeshjes me Italinë, i duhej të reagonte ndërsa ndër të tjera, shkodrani shtoi se me Spanjën duhet të japin maksimumin.

“Ndeshja tregoi se mund ta kishim fituar, por edhe barazimi nuk është keq. Ndeshja në planin personal? Duhej të reagoja në fushë sepse po merremi sikur kemi ardhur për të kaluar kohën. Dua të falenderoj tifozët për mbështetjen, më bënë krenar që jam shqiptar. Me Spanjën? Duhet ta provojmë që të mos largohemi me ndonjë peng, të japim 10% dhe pastaj të shohim”, u shpreh Hysaj.

Sylvinho tregon pse zgjodhi Dakun para Armando Brojës

Gjimshiti: Të them të drejtën jam i lumtur për ekipin, reagimi ishte i fortë