Hysaj bëhet me makinë super të shtrenjtë Ferrari – ja sa ka kushtuar ‘bisha’ e re e yllit shqiptar (Foto)

Futbollisti i njohur shqiptar, Elseid Hysaj, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave italiane për një transferim të mundshëm nga Napoli në Lazio.

Megjithatë, reprezantuesi i Shqipërisë nuk ka dhënë ende ndonjë koment në lidhje me këtë, gjersa në anën tjetër po e shijon jetën luksoze.

Kjo vërehet edhe nga postimet e tij në rrjetet sociale, ku nuk heziton të ekspozojë luksin dhe blerjet e shtrenjta.

E një gjë të tillë e ka bërë në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, ku ka pozuar në një veturë luksoze të markës “Ferrari”, e që mesa duket është investimi më i fundit i tij.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për këtë veturë, ndonëse ai nuk e ka bërë tërësisht të qartë nëse e ka blerë.

Një veturë e tillë e tipit Ferrari priret të mos ketë çmim më të ulët se 215 mijë dollarë.

Duket se të ardhurat e mira nga futbolli dhe sukseset në sport, ia kanë mundësuar futbollistit nga Shqipëria që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze./Gazeta Olle/

Pas një sezoni fantastik, Real Madridi rinovon kontratën e Kosovare Asllanit

Këta janë lojtarët mund të mungojnë në gjysmëfinale të “Euro 2020”