Hyrja gratis në “Liman Gegaj”, ish-presidenti i Malishevës paguan të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Dritës

Malisheva zhvillon nesër (e mërkurë) ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës ndaj Dritës.

Do të jetë një test tejet i vështirë për djelmoshat e Arsim Thaqit ndaj gjilanasve, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë duel të rëndësishëm biletat për tifozët e pranishëm në stadiumin “Liman Gegaj” do të jenë falas.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Malishevës në “Facebook”.

Biletat janë paguar nga ish-presidenti i klubit, Afrim Bytyqi.

/Gazeta Olle/ 

Krasniqi: Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë

Batatina: Ndaj Dritës me pak fat mund të rrëmbenim tre pikë, me Feronikelin futemi në ndeshje për të fituar