Kombëtarja e Kosovës U21 sot zhvillon ndeshjen e parë të muajit tetor.
Dardanët luajnë kundër Polonisë, e cila do të zhvillohet sonte në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
FFK ka lajmëruar se sonte hyrja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të jetë falas për të gjithë tifozët.
Kosova aktualisht ndodhet në pozitën e katërt me 12 pikë, gjashtë më pak se Polonia që zë vendin e dytë. /Gazeta Olle/