Hyka shënon për Luzernin (VIDEO)

Jahmir Hyka ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin zviceran.

Mesfushori anësor i Luzernit, ka qenë titullar në sfidën ndaj Vaduzit të fituar nga skuadra e tij me rezultat të thellë 5:1.

Në këtë përballje Hyka arriti ta shënoi golin e fundit të ndeshjes në minutën e 74-të duke vulosur rezultatin final, por që ishte protagonist edhe në golin e parë pasi fitoi penalltinë për ekipin e tij.

Ndërkohë tre minuta më vonë mesfushori nga Tirana u zëvendësua, ndërsa për Luzernin në këtë përballje nuk u aktivizua fare Hekuran Kryeziu që u la në pushim nga trajneri Babel.

Tek Vaduzi mungoi Armando Sadiku për shkak të kartonëve, ndërsa sulmuesi tjetër Albion Avdijaj u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të.

Pas kësaj fitore Luzern është ngjitur në pozitën e katërt me 33 pikë të grumbulluara.