Hyka apelon De Biasin

Jahmir Hyka, mesfushori i Luzernit, shpreson që Gianni De Biassi ta ftoj në ‘Euro 2016’.

Mesfushori i Luzernit, Jahmir Hyka shpreson që të marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare për ‘Euro 2016’.

Ish anëtari i Tiranës dhe Mainz në ndeshjet e fundit nuk është ftuar nga italiani, por me paraqitjet te ekipi zviceran shpreson ta bind italianin që ta rikthej në skuadër, përcjell Express.

“Shpresoj që drejtuesit e Kombëtares të më shohin dhe uroj të jem sërish i dobishëm për ta. Do të ishte mrekulli të luaja më 11 qershor kundër Zvicrës. Për këtë do të jap maksimumin dhe më të mirën nga vetja te Lucerna”, ka deklaruar Hyka për mediat zvicerane.