Hummels zgjedh klubin e ri

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka vendosur të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës, duke u transferuar në Manchester United.

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka vendosur të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, ylli gjerman do të ndahet me klubin nga Bundesliga, gjatë afatit kalimtar të verës.

E klubi ku dëshiron të transferohet është Manchester United, që është i gatshëm të paguajë rreth 36 milionë euro për transferimin e tij.

Hummels kërkohet edhe nga Arsenal, mirëpo raportohet se ai preferon transferimin në Old Trafford tek skuadra e menaxherit Louis van Gaal.