Humbje e madhe për Chelsean, Costa mungon shumë ndeshje

Top-shënuesi i Chelseat do të mungojë në sfidën e ardhshme ndaj Stoke Cityt, për shkak të lëndimit. Mirëpo, ky nuk është lajmi i keq për trajnerin Jose Mourinho.

Sipas ‘Daily Mirror’, sulmuesi brazilian me nënshtetësi spanjolle, parashihet të mungojë katër ndeshje. Madje, ai pritet të humb edhe duelet kruciale, ndaj Manchester Unitedit dhe Arsenalit.

Kështu ka deklaruar edhe vetë Jose Mourinho. (Gazeta Olle)