Humbja me Çekinë, Laçi: Goli i parë na prishi planin, humbëm shumë topat e dytë

Humbja 2 me 0 me Çekinë la shije të hidhur për kuqezinjtë. Futbollisti Qazim Laçi, pas ndeshjes, ka thënë për mikrofonin e Tv Klan, se goli i parë që në minutën e 2’ ndikoi negativisht.

Laçi pranoi gjithashtu se humbën shumë topa të dytë në dyluftimet me çekët.+

“Fillimi i keq na prishi pak atë që lojën që kishim planifikuar. Mund të kishim bërë dhe më mirë. 1 me 0 në fillim na prishi lojën, por në pjesën e parë i kishim nja dy raste. Fati i keq”.

“Ne kishim planifikuar në këtë mënyrë që të jemi të gatshëm për topat e tyre dhe pjesën e parë kemi humbur shumë topa të dytë. Në këtë lojë me topa të gjatë ta planifikosh 100%. U munduam, por na mundoi pjesa e minutave të para”, u shpreh Qazim Laçi.

Shqipëria humbi 2 me 0 ndeshjen me Çekinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Hysaj thotë se Çekia e kishte përgatitur ndeshjen sikur Shqipëria të ishte Spanja

Daku: Unë vij me dëshirën më të madhe të luaj, nuk kursehem në asnjë moment për Kombëtaren