Humbja e parë në Emirates për këtë sezon, Arteta: Dominuam, por ky është futbolli

Arsenal pësoi humbjen e parë në Emirates për këtë sezon teksa u mposht në shtëpi nga West Ham me shifrat 0-2.

Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta shpërdoruan mundësinë që të riktheheshin në krye të klasifikimit me “Çekanët” që rezultuan një “kockë e fortë” rezistuan deri në fund.

Pas sfidës, tekniku Arteta vendosi theksin te fakti se skuadra e tij duhet të rritet dhe të përmirësohet më shumë ndërsa shtoi se ndjehet i zhgënjyer nga rezultati që prodhoi fusha e lojës.

“Objektivi ynë ishte të fitonim ndeshjen dhe të ngjiteshim në krye të klasifikimit. Jam shumë i zhgënjyer nga rezultati, edhe pse ishim ne ata që e dominuam lojën. Dominuam 100 minuta ndeshje, lojtarët u shfaqën disa herë të lirë brenda zonës kundërshtare dhe jam i bindur se dhuruan maksimumin e tyre.

“Ishte një atmosferë e rënduar në dhomat e zhveshjes, por na ndajnë vetëm 72 orë nga ndeshja e radhës. Pavarësisht humbjes jemi në pozita të favorshme dhe duhet të përgatitemi për një tjetër sfidë delikate si ajo ndaj Fulham. Ky është futbolli, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, u shpreh Arteta.

Asani fluturon, vlera e tij bëhet milionëshe

Hajdutët hynë në shtëpinë e Grealish dhe kryen një grabitje si në filma duke rrëmbyer gjëra me vlerë prej 1.1 milion euro