Futbollistet e Kosovës A në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Australia&Zelanda e Re 2023”, kundër Belgjikës nuk arritën të rezistojnë, duke pësuar humbje të thellë, 7:0.
Pas ndeshjes përzgjedhësja Afërdita Fazlija, ka thënë se kanë pësuar gola të lehtë, por duke mos ia mohuar cilësitë Belgjikës.
“E kam pritur një ndeshje të vështirë kundër Belgjikës që ka cilësi, por realisht nuk kam besuar se do të pësojmë kaq shumë gola”.
“Definitivisht sot reparti i mbrojtjes nuk ka funksionuar, përkundër asaj që ishim me pesë mbrojtëse. Dita jo e mirë e repartit të mbrojtjes na i vështirësoi gjërat”.
“Nuk e di që kemi pësuar gola më të lehtë se sa sot. Sidoqoftë, duhet të vazhdojmë tutje dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, ka thënë ajo. /Gazeta Olle/