Bayern Munchen ka shënuar fitore të lartë ndaj Werder Bremenit.
Pas 90 minutash, rezultati final i takimit ishte 6-1, shkruan Gazeta Olle.
Golin e parë në këtë ndeshje e ka shënuar ylli kosovar, Milot Rashica.
Vushtrriasi, shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone.
Kurse, më pas Bayerni ‘shpërtheu’ me 6 gola.
Pas ndeshjes, Rashica kishte notën më të mirë nga të gjithë futbollistët e Werderit.
Sipas Sofascore, 7.1 ishte nota e yllit kosovar.
Kurse, Coutinho mori notën 10 pas tre golave dhe dy asistimeve në këtë ndeshje.