Humbi 2:1, turp çfarë ka bërë De Biasi

Kombëtarja Shqiptare ka vazhduar të zhgënjejë me paraqitje edhe ndaj Luksemburgut.

Kuqezinjtë janë mposhtur 2:1 në udhëtim te Luksemburgu në ndeshje miqësore.

Kjo është humbja e pestë e Shqipërisë në pesë ndeshjet e fundit.

de biasi

Spanja, Izraeli, Italia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe së fundi Luksemburgu, kanë mposhtur skuadrën e drejtuar nga De Biasi.

Ndeshja e fundit që Shqipëria shënoi fitore, ishte përballje e 6 tetorit të vitit të kaluar ndaj Litenshtajnit me rezultat 0-2.

Kujtojmë se Shqipëria nuk kishte pësuar pesë humbje radhazi që nga viti 2003, kur kombëtarja drejtohej nga Hans Peter Brigel.

brigel