Humb jetën në aksident futbollisti 19 vjeçar shqiptar

Xhuliano Këlliçi është identifikuar i riu 19 vjeçar shqiptar i cili humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali të dielën, raportojnë mediat italiane.

Në këtë aksident, vdiqën dhe tre shokë të shqiptarit.

Të rinjtë, sipas mediave italiane, po ktheheshin nga një festë ku kishin qenë mbrëmjen e së shtunës.

Shqiptari Xhuliano Këlliçi ishte i apasionuar pas sportit dhe veçanërisht Kick-boksit.

Mediat vendase shkruajnë se Xhuljano jetonte në Cordignano dhe ishte pjesë e një ekipi futbolli, si portier.

102 vite histori, Tirana feston sot datëlindjen

Xhebrailat udhëtojnë në Shkup për mbështetjen e madhe të Ballkanit